Ministria e Brendshme është duke ndërtuar sistem me teknologji moderne për të luftuar dhunën në familje, sipas modelit amerikan. Ministri Pançe Toshkovski, tha se do të krijohen ekipe intervenuese të zyrtarëve policorë të cilët do të jenë të specializuar për të intervenuar në raste të dhunës në familje, ndërsa do të jenë të pajisur me kamera trupore të cilat do të jenë të lidhura me një sistem inteligjent, raporton Alsat.
Qëllimin e kemi që në ekipet intervenuese që do të veprojnë në të ardhmen t’u japim të shfrytëzojnë kamera trupore inteligjente të cilat do ta filmojmë 24/7 atë që do të ndodh në vendngjarje. Ato kamera duhet të komunikojnë në mënyrë dykahëshe në kuadër të sistemit i cili do të ndërtohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të evidentojnë gjendje faktike e cila shumë rëndë do të rrëzohet në të ardhmen, rreth asaj nëse ka pasur ose jo goditje, nëse ka pasur ose jo kërcënim”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.





