Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur presidentin.
Në ditën e fundit të afatit kushtetues, Kurti duke hyrë në objektin e Kuvendit, tha se deputetët e opozitës e kanë obligim kushtetues të jenë në seancën e sotme.
“Po bëjmë përpjekje maksimale, po e shohim a po vijnë deputetët e opozitës sepse e kanë obligim kushtetues”, tha ai.
LVV-ja dje ka propozuar dy kandidate për president, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kjo e para në votimin e djeshëm mori 64 vota, mirëpo pas kësaj kryeparlamentarja ndërpreu seancën për ta vazhduar sot./KosovaPress.





