Skuadra e Struga Trim Lum ka fituar duelin ndaj Sileksit të luajtur mesditën e kësaj të hëne në kuadër të xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Dy golat e triumfit për ekipin strugan i shënuan Maudo dhe Maleski në minutat 21 dhe 57-të. Struga kështu fiton duelin për vendin e tretë në tabelë dhe tashmë shkon në kuotën e 62-të pikëve, teksa Sileksi mbetet në pozitën e katërt me 10 pikë më pak. Ndërkohë, xhiroja e 29-të mbyllet me ndeshjen Shkëndija – Bashkimi që do të luhet nga ora 16:00 në Tetovë.




