Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tri javë të tjera, pas takimit të tij me të dërguarit e dy vendeve.
Por, me gjithë armëpushimin, dhuna përgjatë kufirit Izrael–Liban ka vazhduar. Armëpushimi ishte paraparë të përfundonte më 26 prill.
Trampi tha se pret që së shpejti t’i presë në një takim kryeministrin e Izraelit dhe presidentin e Libanit. Njoftimi i Trampit erdhi edhe pse dhuna u përshkallëzua pranë kufirit Izrael–Liban, me të dyja palët që qëlluan ndaj njëra-tjetrës pas akuzave për shkelje të armëpushimit 10-ditor që kishte hyrë në fuqi më 16 prill.




