Sali: Ne jemi garantues se ligji për përfaqësim do të respektohet dhe do të zbatohet

Edhe pse propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk parasheh masa ndëshkuese, zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se i njëjti do të respektohet. Sali tha se garantues për këtë është qeveria.

“Garantues për këtë jemi ne, dmth se ligji do të respektohet dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të implementohet në sistemin administrativ të këtij shteti. Natyrisht ligji parasheh formimin ose krijimin e akteve nënligjore, me të cilat në raste nevoje mund të miratohen dhe mbas asaj të veprohet në të ardhmen. E dini se në ligj është paraparë formimi i një trupi koordinativ që do ta udhëheq zv/kryeministri i parë i qeverisë, dhe do të jenë të kyçur më tepër ministra”, tha Sali.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit