Agjenda e Reformave prezantohet para ambasadorëve të BE-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot më një takim me shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së e prezantoi progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave 2024–2027.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane, nga gjithsej 21 hapa reformues të dorëzuar, për 16 pritet vlerësim pozitiv, që mund të mundësojë lirimin e rreth 70 milionë eurove mbështetje financiare.

Njoftojnë se u theksua progresi në fusha kyçe si menaxhimi i financave publike, tranzicioni energjetik, kapitali njerëzor dhe mjedisi i biznesit, duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin me standardet e BE-së. Njëkohësisht, u theksua se mbeten sfida, veçanërisht në reformat komplekse ligjore dhe hapat brenda periudhës së grace-it. Qeveria po forcon koordinimin dhe bashkëpunimin me Komisionin Evropian.

“Agjenda e Reformave nënkupton rezultate konkrete për qytetarët dhe forcim të besimit në institucione”, theksoi zëvendëskryeministri Sali.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit