SPAk: Shumica e propozimeve tona për ligjet në arsimin e lartë u refuzuan nga MASH-i

Sindikata e pavarur akademike (SPAk) informoi se në takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, i cili me iniciatovë të tyre u mbajt të premten në MASH, nuk u pranuan një pjesë e madhe e propozimeve të tyre për përmirësim të teksteve të pakos së tre ligjeve për arsimin e lartë dhe për shkencë.

Sindikata në një shkresë drejtuar mediumeve sot informoi se përfaqësuesit e tyre në takim i arsyetuan vërejtjet e veta, qëndrimet dhe argumentet lidhur me vendimet e propozuara ligjore, “me theks të veçantë në çështjet lidhur me respektimin e parimit të autonomisë universitare, shpërndarjen e kompetencave mes trupave të pavarur dhe pushtetit ekzekutiv, kushte për zgjehdje në profesionet mësimdhënëse-shkencore dhe shkencore dhe financimin e veprimtarisë shkencoro-hulumtuese, si dhe autonominë financiare dhe kadrovike të institucioneve shkencore dhe të arsimit të lartë”.

“Edhe përkundër argumenteve të paraqitura, SPAk me keqardhje konstaton se në takim nuk u pranua pjesa më e madhe e propozimeve tona për përmirësim të tekstit të ligjeve. Përfaqësuesit e MASH-it ishin të hapur vetëm për definim të përmirësuar të bazave relevante shkencore për fushën shkencore të gjuhëve dhe letërsinë. SPAk mbetet e përkushtuar në parimet e autonomisë akademike, mbrojtjen e cilësisë dhe përgjegjësisë institucionale të arsimit të lartë dhe shkencës dhe e riafirmoi gatishmërinë e vet për dialog të mëtutjeshëm me të gjithë faktorët relevantë, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve që do të kontribuojnë për zhvillim të qëndrueshëm të sistemit të vendit në arsimin e lartë dhe shkencë”, ceket në kumtesën e Sindikatës së pavarur akademike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit