Pas një pauze disa vjeçare, Rihanna iu rikthye “skenës” duke realizuar një koncert privat në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Indi.
Këngëtarja e njohur nga Barbados u pagua për këtë performancë 6.3 milionë dollarë, siç raporton DailyMail.
Tani në rrjetet sociale, kanë qarkulluar video të shumta të cilat tregonin performancën e saj të realizuar në dasmën e djalit të miliarderit indian.
Në mesin e shumë këngëve, Rihanna këndoi edhe hitin e saj “We found love” si dhe “All of the Lights”.
she just don’t give a fuck 😭😭 pic.twitter.com/cV5EqlEsiI
— ✯ (@crispypunxni) March 1, 2024
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të gjelbër, ku dukej tejet elegante.
Përdorues të shumtë në rrjetet sociale kishin reaguar për performancën e saj në këtë dasmë, për të cilën thanë se asaj nuk ia ndiente fare të jepte maksimumin.
Rihanna jo vetëm se është një artiste e pa-zëvendësuar, por është gjithashtu themeluese e brendit “Fenty” dhe pasuria e saj sipas Forbes është 1.4 miliard dollarë.

Kështu, Mukesh Ambani, biznesmeni indian që martoi djalin ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh.




