Shkupi mposhtet nga Vardari! Garë e ngushtë me Shkëndijën për vendin e parë

Vardar rikthehet në krye të tabelës në LPFM, vetëm 24 orë pasi kishte humbur pozitën. Pas fitores së KF Shkëndija një ditë më parë, Vardari reagoi bindshëm duke fituar ndaj Shkupit me rezultat të thellë 0:7 në kompleksin Petar Miloshevski.

Ndeshja u dominua nga fillimi nga Vardari. Goran Zakariq hapi serinë e golave pas asistimit të Mihail Manevskit, ndërsa më pas David Babunski dyfishoi epërsinë. Një autogol i Rustemit e çoi rezultatin në 0:3 para pushimit.

Në pjesën e dytë dominimi vazhdoi. Shënuan edhe Dimitar Todorovski, Cvetkoviq dhe Spahiu, ndërsa kapiteni Azer Omeragić vulosi fitoren 0:7 me një gol të bukur në fund.

Me këtë fitore, Vardari kryeson me 68 pikë, një më shumë se Shkëndija që ka 67./TV21

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit