Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se në Strugë është kryer bastisje, gjatë së cilës është gjetur drogë dhe është privuar nga liria një person.
“Më 17.04.2026 në orën 17:40, në rr. “Niko Nestor” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e kanë privuar nga liria E.I. (31) nga Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje edhe në hapësirat ku ai qëndron, me ç’rast, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njoftuan nga MPB.
MPB bëri të ditur se personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



