BDI: Në përpjekje për propagandë, deputeti i vlen zbuloi vetë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët

Postimi i djeshëm i vlen i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë.

Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë dëshire politike, as mbi bazë vullneti të momentit.
Ajo ka obligim ligjor që shpalljet t’i publikojë në dy gjuhë, sipas rendit juridik në fuqi.

Pra, deputeti i vlen-it, në përpjekje për t’u lavdëruar, në fakt promovoi zbatimin e një ligji që po e kontestojnë çdo ditë.

Edhe më rëndë, me vetë krahasimin që bëri me institucionet tjera, pranoi publikisht se shumë institucione nuk e respektojnë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe.

Kjo do të thotë se problemi nuk është interpretimi i ligjit.
Problemi është moszbatimi i ligjit.

Qeveria dhe Presidentja nuk mund të fshihen pas propagandës së deputetëve të tyre.

Kur synimi është mashtrimi i opinionit, e vërteta del vetë në sipërfaqe.

vlen e pranoi atë që qytetarët e shohin çdo ditë:
shqipja po largohet nga institucionet përmes moszbatimit sistematik të ligjit.

Kërkojmë respektim të plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga çdo institucion shtetëror, pa përjashtim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit