Një grup sportistësh të rinj nga Tirana, gjatë qëndrimit të tyre në Strugë, zhvilluan një vizitë në Komunën e Strugës ku u pritën nga kryetari, Mendi Qyra.
Gjatë takimit, të rinjtë patën mundësinë të njihen më nga afër me funksionimin e institucionit dhe rolin e tij në zhvillimin e jetës lokale. Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, kryetari theksoi rëndësinë e sportit si një faktor kyç për zhvillimin e rinisë dhe forcimin e komunitetit strugan, duke vlerësuar energjinë dhe përkushtimin e brezit të ri.
Vizita u përmbyll me një fotografi të përbashkët, duke shënuar një moment të bukur që simbolizon miqësinë dhe bashkëpunimin mes të rinjve nga Tirana dhe Struga.




