Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski nga sot deri më 19 prill në Antalia do të marrë pjesë në edicionin e pestë të Forumit Diplomatik (Antalya Diplomacy Forum – ADF2026) organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Forumi i këtij viti mbahet me temën “Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë”. Në kuadër të programit, Ministri Mucunski nesër do të drejtohet në panelin “Korrje e Paqes në Ballkan: dialog, biznes dhe lidhshmëri”, ku pritet të marrin pjesë ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe jga Kroacia dhe Turqia, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Në kuadër të qëndrimit të tij në Antalia, në margjinat e forumit dhe me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Ministri Mucunski do të marrë pjesë sot edhe në Takimin e tretë Ministror të Platformës Ballkanike për Paqe, së bashku me Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë forumit, Ministri Mucunski do të zhvillojë edhe disa takime dypalëshe.
Në Forumin Diplomatik në Antalia merr pjesë edhe Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e cila do të mbajë fjalim në “Panelin e udhëheqësve” të cilin do ta moderojë Mevlut Çavushoglu, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, deputet i Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe shef i Delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Pjesëmarrës tjerë në panelin janë paralajmëruar presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokaev, kryeministri i Pakistanit, Muhamed Shehbaz Sharif, kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani, dhe kryeministri i Gruzisë, Irakli Kobaxise.
Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së saj të punës në Turqi, dje në Stamboll zhvilloi një takim bilateral me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në të cilin u konkludua se marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut-Turqisë pasqyrohen me miqësi të fuqishme, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë.
“Në forumin e 5-të diplomatik në Antalia, të cilin e organizon Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, janë paralajmëruar pjesëmarrëes nga 155 vende, midis të cilëve 21 krerë shtetesh dhe qeverish, 61 ministra, si dhe dhjetëra parlamentarë”.



