Qyteti i Shkupit pagoi 750 mijë euro për sulmet nga qentë endacakë

Qyteti i Shkupit, gjatë vitit 2025, ka paguar rreth 750.000 euro dëmshpërblim për qytetarët për shkak të sulmeve nga qentë endacakë. Sipas të dhënave të publikuara nga disa media vendore dhe raporte institucionale, janë paraqitur qindra padi dhe janë marrë vendime gjyqësore për kompensim.

Po ashtu, sipas disa të dhënave zyrtare, nga janari 2025 deri në janar 2026 janë paraqitur gjithsej 440 padi për dëme jomateriale të shkaktuara nga kafshimet e qenve endacakë. Gjykatat kanë marrë 383 vendime përfundimtare, mbi bazën e të cilave qyteti ka paguar shuma të konsiderueshme financiare për qytetarët e dëmtuar. Këto të dhëna tregojnë një trend të vazhdueshëm të rritjes së raportimeve për incidente të tilla në zonat urbane të qytetit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit