Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dërguar një urim për Pashkët, duke bërë të ditur se këtë mëngjes është në detyrë si mjek specialist, në mënyrë që kolegët e tij të mund ta kalojnë festën pranë familjeve të tyre.
Ai theksoi se kjo është një traditë që e vazhdon pothuajse çdo vit.
“Edhe këtë Pashkë ortodokse jam në detyrë. Kështu ka qenë gjithmonë, që kolegët e mi që festojnë të mund të jenë në shtëpi, rreth tryezës me familjet e tyre, aty ku i takon kësaj dite”, u shpreh Osmani.
Në fund, ai uroi të gjithë besimtarët që festojnë, duke dëshiruar që kjo festë t’u sjellë shëndet, paqe dhe gëzim në familjet e tyre.



