Mendi Qyra uron besimtarët për Pashkët: Mesazh paqeje, shprese dhe dashurie për të gjithë

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve, duke uruar të gjithë qytetarët për shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Në urimin e tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i shpresës dhe ringjalljes, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë të sjellë më shumë dashuri, gëzim dhe mirëkuptim mes njerëzve.
“Le të na bashkojë kjo festë në vlera të përbashkëta dhe të na japë forcë për ditë më të mira për të gjithë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e tij.
Qyra uroi gjithashtu që fryma e festës të mbizotërojë në çdo shtëpi, duke sjellë lumturi dhe optimizëm për të ardhmen. 🕊️

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit