Mexhiti për ndarjen nga jeta të Eliot Engel: Humbëm një mik të madh të shqiptarëve

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Komuna e Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të palëkundur të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Mexhiti theksoi se Engel ishte gjithmonë pranë shqiptarëve në momentet më të vështira, duke u bërë një zë i fuqishëm i tyre në Uashington dhe një mbështetës i vendosur i të drejtave dhe lirive të tyre, shkruan Zhurnal.

“Ai ishte aty sa herë që shqiptarët kishin nevojë për një zë në botë. Në periudhat më të vështira të historisë sonë, ai u bë zëri ynë në Washington dhe një mbështetës i fortë i të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e tij.

Mexhiti vlerësoi lart kontributin dhe miqësinë e Engel ndaj shqiptarëve, duke theksuar se ato do të mbeten gjithmonë të paharruara.

“Prehu në paqe, miku ynë i çmuar”, përfundon mesazhi i kreut të Komuna e Çairit.//Zhurnal

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit