Valbona Adili Emini: Shëndeti, sfida më e madhe e shekullit – thirrje për veprim në Ditën Botërore të Shëndetësisë

Me rastin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetësisë, deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërgjegjësues për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit në kohët moderne.

Ajo theksoi se ritmi i shpejtë i jetës dhe stili bashkëkohor po ndikojnë gjithnjë e më shumë në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve. Sipas saj, obeziteti, jeta sedentare, ushqimi jo i shëndetshëm dhe stresi janë ndër sfidat kryesore që rrezikojnë mirëqenien fizike dhe mendore.

Në mesazhin e saj, Adili Emini bëri thirrje për ndryshim të stilit të jetesës, duke inkurajuar qytetarët që të zgjedhin ushqime më të shëndetshme dhe natyrale, të rrisin aktivitetin fizik dhe të kufizojnë kohën para ekraneve, veçanërisht për fëmijët.

Ajo vuri theks të veçantë edhe te shëndeti mendor, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit, mbështetjes dhe kujdesit të ndërsjellë në shoqëri.

“Shëndeti nuk është vetëm mungesë sëmundjeje, por një gjendje e plotë mirëqenieje fizike dhe mendore. Le të veprojmë sot për një të ardhme më të shëndetshme”, thuhet në mesazhin e saj.

Mesazhi i saj vjen si një thirrje për reflektim dhe veprim konkret në drejtim të ndërtimit të një shoqërie më të shëndetshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit