Gjorgjievski: Është përmirësuar situata me transportin publik

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e këshilltarëve, theksoi se situata me transportin publik është përmirësuar. Ai ka thënë se për momentin në linjat qarkullojnë 180 autobusë.

“Sa i përket asaj që posedojmë dhe që është në pronësi të NQP Shkup, nga gjendja e rreth 130 autobusëve tanë që ishin në funksion, tani 90 autobusë po dalin nga garazhet. Pra, e kemi rritur numrin me 50 autobusë funksionalë në periudhën e kaluar ose numri është 180 autobusë që qarkullojnë në linjat që janë në pronësi të NQP Shkup”, ka thënë Gjorgjievski.

Është përmirësuar situata me transportin publik, 180 autobusë po qarkullojnë në linjat, thotë Gjorgjievski

Tha se është rritur poashtu numri i autobusëve të transportuesve privatë që në të kaluarën refuzuan të qarkullojnë në disa nga linjat për arsye të ndryshme. Ai theksoi se shumica e vërejtjeve të tyre kanë qenë mospagesa e shumave të mëdha që janë grumbulluar me vite nga NQP dhe që duhej të paguheshin si detyrim ndaj tyre.

Ai theksoi se po japin maksimumin dhe beson se situata në aspektin e transportit publik është përmirësuar.

“A është ideale apo ashtu siç duam të jetë? Është larg kësaj. Nuk është. Por ne do ta zgjidhim këtë, siç përmenda, kur të përfundojmë gjithë procesin në lidhje me furnizimin e autobusëve nga njëra anë dhe përveç kësaj BRT e dini që është një nga projektet në të cilin po punojmë me intensitet të madh”, ka thënë kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit