Ministri për Transport, Aleksandar Nikollovski, i shoqëruar nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, vizituan punimet në linjën hekurudhore Zelenikovo – Qendër. Nikollovski premtoi se kjo linjë do të lëshohet në përdorim në shtator.
“Deri në qershor do të përfundojë linja e parë e Trenit të Qytetit nga Zelenikovo, nëpërmjet Draçevës, Kisella Vodës dhe Aerodromit, deri te stacioni hekurudhor i Shkupit. Me fillimin e vitit shkollor në shtator, do ta vëmë në shërbim. Për dy linjat e mbetura, do të shpallim një tender këtë vit, i cili do të shkurtojë afatin me një vit, dhe deri në vitin 2027, Treni i Qytetit do të jetë plotësisht funksional në të tre linjat”, tha Nikollovski.
Ai theksoi se me blerjen e autobusëve, plani është që treni i qytetit të lëviz çdo një orë, dhe se deri në fund të vitit 2027 do të jenë funksionale tri linjat hekurudhore.
Ndryshe, Nikollovski kishte premtuar në maj të vitit të kaluar se linja e parë nga Zelenikovo do të ishte gati deri në fund të vitit 2025.
Kryeministri Hristijan Mickoski më 14 maj njoftoi për një “bum infrastrukturor” në hekurudhat e Maqedonisë, që përfshin rindërtimin e të gjithë linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 (Tabanoc–Gjevgjeli) dhe modernizimin e trenave të udhëtarëve, të cilët do të lëvizin me një shpejtësi mesatare prej 160 km/h.



