Përdorimi i inteligjencës artificiale në një mjedis juridik

Në Klinikën Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, më 1 prill 2026, u mbajt një ligjëratë, me temë: “Përdorimi i inteligjencës artificiale në një mjedis juridik”.
Ligjërata u realizua nga profesoresha Karen Westwood, drejtoreshë e bibliotekës juridike “Anne W. Grande Law Library” në Hennepin, Minnesota (SHBA), me një përvojë të gjatë profesionale në fushën e drejtësisë dhe të bibliotekave juridike. Gjatë këtij viti akademik, ajo po e realizon programin Fulbright Scholar në vendin tonë.
Nën moderimin e prodekanes për shkencë në Fakultetin Juridik, Doc. Dr. Njomza Selimi – Osmani, profesoresha Westwood prezantoi para studentëve format dhe mundësitë e përdorimit të inteligjencës artificiale në ushtrimin e profesioneve të ndryshme juridike, si dhe rëndësinë e përdorimit të saj në mënyrë etike nga studentët dhe profesionistët e së drejtës.
Ajo theksoi se inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e pandashme e realitetit bashkëkohor dhe se sfida kryesore nuk është nëse duhet përdorur, por si të përdoret në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe profesionale.
Para mbajtjes së ligjëratës, profesoresha Karen Westwood u prit edhe nga Koordinatori për ECTS, Prof. Dr. Afet Mamuti, i cili vlerësoi rëndësinë e mbështetjes që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut u jep universiteteve dhe studentëve përmes nismave dhe aktiviteteve të kësaj natyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit