Struga sërish nikoqire e ngjarjes sportive “Drim Run 2026”, hapen zyrtarisht aplikimet

Qyteti i Strugës do të jetë përsëri nikoqir i ngjarjes sportive “Drim Run 2026”, ndërsa aplikimet për pjesëmarrje tashmë janë hapur zyrtarisht.

Pas suksesit të edicionit të parë të mbajtur vitin e kaluar, kjo garë pritet të rikthehet edhe më e organizuar dhe me interes më të madh nga pjesëmarrësit. “Drim Run” synon të promovojë sportin, jetën e shëndetshme dhe bashkimin e komunitetit përmes aktiviteteve sportive.

Edhe këtë vit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të garojnë në disa kategori, duke përfshirë gara rekreative dhe konkurruese, të cilat tërheqin si sportistë profesionistë ashtu edhe amatorë.

Organizatorët i ftojnë të gjithë të interesuarit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e këtij eventi sportiv që po shndërrohet në traditë në Strugë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit