Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Bruksel.
Në Samitin e liderëve, të cilët janë pjesë të familjes së EPP-së, janë diskutuar çështje kyçe për ardhmërinë e Evropës.
“Sot e pata nderin të marrë pjesë në Samitin e EPP-së, ku së bashku me liderë dhe përfaqësues të shquar të Evropës u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen e kontinentit tonë. Këmbimi i ideve, përvojave dhe vizioneve ishte me rëndësi kyçe, ndërsa atmosfera ishte e mbushur me energji, bashkëpunim dhe përkushtim të përbashkët ndaj vlerave evropiane. Ky Samit ka paraqitur mundësi të shkëlqyer për thellimin e partneriteteve dhe për përforcimin e rolit të vendit tonë në proceset evropiane. Jam i bindur se takimet e tilla kontribuojnë për ardhmëri më të mirë dhe Evropë më të fuqishme për të gjithë ne”, publikoi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Mickoski me delegacionin partiak të VMRO-DPMNE-së dje ka marrë pjesë në solemnitetin me rastin e 50-vjetorit nga formimi i EPP-së.
Paraprakisht ai u takua me kolegun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.

Siç paralajmëroi VMRO-DPMNE, vizita e Mickoskit në Bruksel do të shfrytëzohet për takime bilaterale me presidentët, kryeministrat dhe liderët e pranishëm nga familja e Partisë Popullore Evropiane.



