Goli historik i Lionel Messi nuk mjafton për kualifikim

Superylli argjentinas, Lionel Messi shënoi golin e 900-të në karrierën e tij të shkëlqyer të mërkurën mbrëma, por nuk mundi ta ndalonte Inter Miamin të eliminohej nga Kupa e Kampionëve CONCACAF për shkak të golave të shënuar si mysafir pas një barazimi 1-1 me Nashville.

Messit, 38 vjeç, iu deshën vetëm shtatë minuta për të arritur këtë rekord, duke shënuar me qetësi një gol për t’i dhënë Inter Miamit epërsinë 1-0 në ndeshjen eliminatore të garës rajonale të klubeve.

Por, Cristian Espinoza i Nashville shënoi me shpejtësi një gol barazimi në minutën e 74-të për ta bërë rezultatin 1-1 në total, dhe pasi e mbajtën Miamin në distancë për pjesën e mbetur të ndeshjes, vizitorët nga Tennessee u kualifikuan në çerekfinale me rregullin e golave të shënuar si mysafirë.

Ky gol e çoi numrin e golave të Messit në 81 sosh për Inter Miamin pas transferimit të tij në Major League Soccer në vitin 2023. Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë më parë kishte shënuar 672 gola për gjigantët spanjollë të Barcelonës, 32 gola për Paris Saint-Germain të Francës dhe 115 gola të tjerë ndërkombëtarë për Argjentinën.

Goli i 900-të i Messit vjen rreth 21 vjet pas golit të tij të parë në futbollin senior, kur shënoi për Barcelonën në një fitore 2-0 ndaj Albacetes në vitin 2005 si një 17-vjeçar i ri.

Messi, i konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e futbollit, ka ende shumë punë për të bërë përpara se të arrijë rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldon, yllin 41-vjeçar portugez i cili ka shënuar 965 gola në karrierën e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit