Arben Taravari – n’Podium: Adnan Azizi lojtari më i fortë në VLEN, ai duhet të jetë kryetari!!

Shkup, 18 mars 2026 – Në një intervistë ekskluzive në emisionin “N’Podium” me Mefo Ismailin në Ora 24 TV, Arben Taravari komentoi rolin dhe ndikimin e Adnan Azizi në politikën lokale të Vlenit.

Taravari e përshkroi Azizin si figurën kyçe dhe strategun më të fuqishëm në zonë: “Praktikisht, Adnan Azizi është duke bërë lojën më të madhe. Sot mund të konstatojmë se ai është lojtari më i fuqishëm i Vlenit.”

Ai shtoi se figurat e tjera politike, si Ilir Demiri dhe Mimoza Musa, në shumë raste kanë vepruar si lojtarë kukulla të Azizit, ndërsa meritat e tij janë të dukshme për sukseset e fituara brenda dhe jashtë partisë:
“Hiç s’ka nevojë për dy bashkëkryetarë. Vendose Adnan Azizin sepse merita e tij është për të gjitha këto gjëra që kanë ndodhur.”
Deklarata e Taravarit thekson fuqinë dhe aftësinë strategjike të Adnan Azizit në politikën e Vlenit, duke e paraqitur atë si njeriun që dominon vendimmarrjen dhe situatën lokale.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit