Kryeministri Mickoski takoi homologun kroat, Andrej Plenkoviq, në Kongresin e partive popullore

Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, u takua me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, në margjinat e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane.

Siç informoi ai sonte përmes profilit të tij në Fejsbuk, në takim u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane.

“Në takim u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale në Evropë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane, me theks të veçantë në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit brenda familjes evropiane”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ndodhet në Bruksel me një delegacion partiak, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane deri më 20 mars, në të cilin janë ftuar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Sipas njoftimit nga VMRO-DPMNE, Mickoski, sekretari i përgjithshëm i partisë, Dragan Kovaçki, dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Stefan Andonovski, do të marrin pjesë në ceremoninë e Partisë Popullore Evropiane, e cila zyrtarisht do të shënojë 50-vjetorin e saj në Bruksel

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit