Sot vendoset gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Në Shkup do të mbahet ceremonia solemne e vënies së gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti “Nënë Tereza”, një projekt i rëndësishëm që synon zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe kërkimit shkencor në vend.

Në këtë ngjarje, përkrah rektorit të universitetit, Prof. Dr. Bekim Fetaji, pritet të marrin pjesë edhe drejtues të lartë të institucioneve shtetërore. Të pranishëm do të jenë kryeministri i Republika e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, si dhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Sipas organizatorëve, gjatë ceremonisë zyrtarët do t’u drejtohen të pranishmëve me fjalë rasti, ndërsa në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, diplomatë dhe drejtues të jetës akademike.

Ndërtimi i kampusit të ri të universitetit pritet të krijojë kushte më bashkëkohore për studentët dhe stafin akademik, duke forcuar lidhjen mes arsimit cilësor dhe nevojave të tregut të punës. Projekti synon të ofrojë hapësira moderne për mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional për gjeneratat e reja./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit