Strugë – Ministri i Ekologjisë, Muhammed Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, kanë qëndruar për vizitë në Strugë, ku kanë inspektuar nga afër disa projekte infrastrukturore që po realizohen në këtë qytet.
Gjatë vizitës në terren, ata u njohën me ecurinë e punimeve dhe projektet që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët e Strugës.
Pas inspektimit të projekteve, Hoxha dhe Zekolli-Shaqiri zhvilluan edhe një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë. Në këtë takim u diskutua për aktivitetet e subjektit, organizimin në terren dhe për zhvillimet aktuale politike.
Vizita në Strugë u vlerësua si pjesë e angazhimeve për ndjekjen nga afër të realizimit të projekteve dhe për forcimin e komunikimit me strukturat lokale.




