Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal”, një produksion koreografik nga Evgeny Kolzov dhe Romane Petite.
Shfaqja do të mbahet të premten, më 13 mars 2026, me fillim nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, përcjellë KultPlus.
“Terminal” pritet të sjellë në skenë një përvojë artistike bashkëkohore përmes lëvizjes dhe interpretimit të trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, duke ndërthurur elemente të baletit modern dhe shprehjes skenike.
Ky produksion është pjesë e programit artistik të Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë sezon dhe synon të ofrojë një tjetër mbrëmje të veçantë për dashamirët e artit skenik në kryeqytet./KultPlus.com



