Kryetari i Komunës së Haraçina, Daut Beqiri, ka marrë pjesë sot në manifestimin e organizuar me rastin e patronatit të Çerdhes “Fatosat”.
Gjatë këtij aktiviteti festiv, Beqiri përgëzoi edukatoret dhe gjithë stafin e çerdhes për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.
Ai theksoi se Komuna e Haraçinës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm arsimin parashkollor, duke e konsideruar atë si një nga investimet më të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë.
“Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen tonë”, u shpreh Beqiri, duke uruar njëkohësisht patronatin e çerdhes dhe duke dëshiruar suksese të mëtejshme në punën e saj.
Në fund, ai përsëriti angazhimin e komunës për të përmirësuar kushtet dhe për të mbështetur institucionet parashkollore në shërbim të brezave të rinj.




