Qyra–Kasami: Struga dhe Tetova drejt projekteve të përbashkëta në ekonomi, turizëm dhe infrastrukturë

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar sot një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Tetovës, Billal Kasami, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe konkretizimi i projekteve të përbashkëta zhvillimore.
“Sot pata një takim shumë miqësor me kryetarin e Tetovës, Billal Kasami. Folëm për tema me rëndësi të veçantë për mua: bashkëpunimin real mes komunave tona. Sepse kur ndajmë përvoja dhe punojmë së bashku, mund të bëjmë më shumë për qytetarët tanë,” është shprehur Qyra.
Sipas tij, në takim u diskutua për projekte konkrete në fushën e ekonomisë, turizmit dhe infrastrukturës, të cilat mund të hapin perspektiva të reja zhvillimi për Strugën dhe Tetovën.
“Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete që sjellin zhvillim dhe mundësi të reja për të gjithë,” theksoi ai, duke nënvizuar gatishmërinë për bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes dy komunave.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit