Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, në frymën e muajit të bekuar të Ramazanit, mori pjesë në sofrën tradicionale të iftarit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Siç theksoi ai, kjo mbrëmje e veçantë bashkoi përfaqësues institucionesh, komunitetin e biznesit dhe partnerë shoqërorë në një atmosferë respekti, solidariteti dhe mirëkuptimi të ndërsjellë. Sipas Qyrës, Ramazani është një kujtesë për vlerat më të bukura njerëzore – unitetin, besimin dhe humanizmin.
“Besoj fuqishëm se dialogu dhe bashkëpunimi i sinqertë ndërmjet institucioneve dhe sektorit ekonomik janë themel për zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në shoqërinë tonë. Vetëm duke punuar bashkë mund ta çojmë përpara Strugën dhe ta ndërtojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” u shpreh ai.
Kryetari i Komunës së Strugës nënvizoi se mbetet i përkushtuar për forcimin e partneritetit me sektorin privat dhe për mbështetjen e çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin e qytetit dhe rajonit.




