Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në Tetovë homologun e tij nga Struga, Mendi Qyra, në një takim ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Sipas njoftimit të Kasamit, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin lokal, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, turistik dhe infrastrukturor të qyteteve.
Kasami ka theksuar se bashkëpunimi me Komunën e Strugës dhe me komunat e tjera në vend paraqet një element kyç për forcimin e zhvillimit ekonomik lokal, avancimin e projekteve komunale, si dhe përfitimin nga fondet dhe programet që financohen nga institucionet ndërkombëtare.
Takimi vlerësohet si një hap drejt koordinimit më të madh ndërkomunal dhe krijimit të partneriteteve konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të Tetovës dhe Strugës.



