Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.



