Policë dhe punonjës nga Sektori i Punëve të Brendshme në Strugë, së bashku me eprorët dhe kolegët maqedonas, në shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit, organizuan një iftar të përbashkët.
Ky aktivitet u zhvillua në frymën e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit, duke dëshmuar harmoninë dhe unitetin mes kolegëve, si dhe përkushtimin për bashkëjetesë dhe profesionalizëm në shërbim të qytetarëve./Ora24.tv




