Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është siguruar nga ana e organeve të rendit dhe e gjithë procedura e mëtutjeshme është vendim i pushtetit gjyqësor.
“I arratisuri është siguruar nga forcat e rendit. Çdo gjë tjetër është një vendim i një pushteti tjetër – pra gjykatës. Nuk ka të bëjë fare me Qeverinë. Por nënndërgjegjja është e çuditshme dhe tani secili prej tyre po vë në dyshim atë që di ky person. Dhe kjo i ‘stërvit’. Le të mos e zgjerojmë çështjen nga ‘Lotaria’, kështu që le të kalojmë te Shëndetësia ose ndoshta diçka që lidhet me pjesën e dytë të pyetjes suaj – me kanabisin. Tani ata janë ulur dhe në ankth. Dhe po mendojnë, dhe ndërgjegjja e tyre po punon. Ata janë të shqetësuar se si mund të përfundojë e gjithë kjo sepse Lupço Kocevski nuk është më aty, njerëzit që ishin mburoja e tyre e fundit nuk janë më aty. Tani do të vijë një prokuror i ri i pavarur, do të shohim si do të jetë, dhe këtu presim që drejtësia të mbrohet. Dhe ata që ndërgjegjja e të cilëve tani po punon, janë të shqetësuar, kanë vështirësi të flenë, janë nervozë – mund ta shihni në konferencat për media. Shqetësimi po lë gjurmët e veta. Tani thonë se po vjen fundi. Dhe kur vjen fundi, ata përpiqen si një mace të zhduken para syve të tyre. Por ata harruan se ne jemi luanë dhe njerëz si ata do të mbahen përgjegjës. Dhe ajo nënndërgjegje do të vazhdojë t’u shkaktojë trazira në periudhën që vjen”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes nga deputeti Lupço Prenxhov në lidhje me paraburgimin dhe arrestin shtëpiak të Grubit.
Potencoi se “sapo ka filluar agonia për individë”.
“Të gjithë duhet ta dinë këtë. Unë i kuptoj absolutisht qytetarët që janë të revoltuar. Unë e mbështes absolutisht revoltën e tyre, emocionin e tyre. Nuk mund të jem, dhe nuk duhet, dhe nuk duhet të jem emocional – nuk kam të drejtë të tillë. Por vetë procesi do të japë përgjigje. Ja ku vjen marsi, nuk ka emigrantë. Ata përhapin histeri se do të falimentojmë – ne lëshuam një obligacion me normën më të ulët të interesit në rajon, madje më të ulët se disa anëtarë të BE-së. Dhe për të mos përmendur gjithçka që u bë, dhe ata krijuan dhe u përpoqën të krijonin histeri. Ata nuk ia dolën. Edhe kjo. Koha punon në dëm të tyre. Ekziston një shprehje e famshme greke: gjërat e mëdha ndodhin në heshtje. Dhe kjo i shqetëson ata”, tha Mickoski.
Për akuzat e LSDM-së opozitare se ka marrëveshje që të kthehet Artan Grubi, Mickoski theksoi se nuk ka kurrfarë logjike të ketë bërë marrëveshje me ata të cilët duan ta shohin fundin e tij në politikë.
“Në ditët e kaluara, publiku është shqetësuar me të drejtë dhe unë i kuptoj absolutisht të gjitha komentet që lexoj në rrjetet sociale. Dhe nuk duhet të ketë dyshim se ekziston revoltë midis bashkëqytetarëve tanë nga të gjitha bashkësitë etnike. Në të kaluarën, ky person, së bashku me partnerët e tij të koalicionit, u sollën në mënyrë të padenjë për qytetarët, për të gjitha bashkësitë etnike. Nuk kam asnjë kundërshtim që dikush ta akuzojë Qeverinë në nënndërgjegjen time se ekziston një lloj marrëveshjeje, por le të kalojmë te logjika. Si person, unë isha ai që u sulmua më shumë nga i njëjti person, Artan Grubi. A ju kujtohet ajo vërejtja e famshme euforike dhe një e ashtuquajtur histeri e shkaktuar nga i njëjti person, i njohur si ‘Papa Micko’. A ju kujtohet kur në Ditën e faljes dronët fluturonin mbi shtëpinë e familjes së motrës sime dhe ajo pronë u paraqit si prona ime e fshehur. A ju kujtohet sa herë në deklarata dhe paraqitje publike nga Artan Grubi dhe të gjithë ata që ishin pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM në atë kohë, më sulmuan personalisht, me pasione të ulëta dhe me gënjeshtra, me shpifje. Dhe tani, sipas një logjike të çuditshme, dal si kryeministër dhe pajtohem me këta që duan të shohin fundin tim politik, dhe disa prej tyre edhe njerëzor. Mendoj se nuk ka logjikë këtu” tha kryeministri.



