Qeveria e Maqedonia e Veriut ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut emrin e zv/ministrit të arsimit.
Bëhet fjalë për Driton Sulejmanin, i cili ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të koalicionit VLEN, ndërsa më herët ka qenë edhe këshilltarë në komunën e Kumanovës, nga radhët e partisë Alternativa.
Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare.




