Gjermani është gjithmonë e gatshme të angazhohet në dialog në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul me të mbërritur në takimin e ministrave të Jashtëm evropianë duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërkesat e Parisit për të hapur një dialog me Moskën.
‘’Shumë oferta për dialog drejtuar Rusisë rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se, duke qenë më këmbëngulës, mund të marrim gjithnjë e më shumë lëshime dhe kjo do të ishte qasja e gabuar, theksoi Wadephul.
“Strategjia jonë është shumë e qartë. Ne duam të kontribuojmë në një marrëveshje. Por deri më tani ka dështuar për shkak të mungesës totale të gatishmërisë së Rusisë për t’u angazhuar në diskutime serioze”, shtoi ai.



