SHBA krah Maqedonisë në transformimin digjital

Ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski sot pati takim me Nikoll Varns, ushtrues detyre ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ç’rast u konfirmua bashkëpunimi i fuqishëm dhe strategjik mes dy vendeve.
Siç informon Andonovski në rrjetet sociale, në takim shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në proceset e modernizimit të institucioneve dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

“Dialogu ynë strategjik është bazë për bashkëpunim në kuptimin e përforcimit të potencialit ekonomik, tregtar dhe strategjik për bashkëpunim mes dy vendeve tona. Siguria kibernetike dhe digjitalizimi janë një nga themelet në këtë dialog. Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe zhvillimin e shtetit”, shënoi Andonovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit