Stuhi të fuqishme godasin Italinë, alarm për mot të keq në 12 rajone

Advertisement

Autoritetet italiane kanë lëshuar paralajmërime për mot të keq në 12 rajone për ditën e premte, ndërsa stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë pjesë të vendit, përfshirë Firencen.

Një sistem atmosferik nga Atlantiku, që po lëviz përmes Evropës Qendrore, solli të enjten stuhi të forta në veri dhe qendër të Italisë, ndërsa parashikimet paralajmërojnë për reshje të tjera intensive.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar alarm të verdhë për pjesë të Abruzzos, Bazilikatës, Lazios, Kampanjës, Lombardisë, Marche-s, Molises, Pulias, Sardenjës, Siçilisë, Umbrias dhe Toskanës.

Stuhitë kanë prekur ose pritet të prekin edhe Ligurian, Emilia-Romagnan, Lombardinë, Venetën, Friuli-Venezia Giulian, Toskanën dhe Kampanjën. Autoritetet kanë paralajmëruar për reshje të dendura, erëra të forta dhe aktivitet të shpeshtë të vetëtimave.

Firence është përballur me reshje veçanërisht intensive, të cilat mediat i kanë përshkruar si një “bombë uji”.

Në Galerinë Uffizi, uji depërtoi brenda muzeut dhe ra mbi xhamin e jashtëm të strukturës mbrojtëse ku ndodhet vepra “Bakusi” e Caravaggios. Sipas raportimeve, vepra e artit nuk është dëmtuar.

Ndërkohë, të enjten alarmi portokalli ishte në fuqi në pjesë të mëdha të Ligurias dhe në zona të Emilia-Romagnas, ndërsa disa rajone të tjera ishin nën alarm të verdhë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit