Urimi i Spiropalit për 18 vjet shtet: Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe si aleate

Kryediplomatja shqiptare, Elisa Spiropali ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e shtetësisë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se kjo është një ditë që kujton sakrificën, qëndresën dhe vendimin e një populli për të jetuar i lirë, transmeton Klankosova.tv.

“Një rrugë e vështirë, por e drejtë, që çoi te shteti i Kosovës dhe te dinjiteti i qytetarëve të saj.Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm. Me institucione të konsoliduara, me demokraci në zhvillim dhe me një orientim të qartë euroatlantik, ajo vazhdon të ecë përpara, hap pas hapi, me besim dhe përgjegjësi”.

“Në këtë përvjetor, Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe si aleate, me përkushtim të plotë për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen tonë europiane.

Urime nga zemra për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë.

Gëzuar Pavarësinë!”, shkruan Spiropali në urimin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit