Marco Rubio uron Kosovo për 18-vjetorin e Pavarësisë; Shtetet e Bashkuara premtojnë mbështetje dhe forcim të bashkëpunimit ekonomik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin e Republika e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë”, deklaron Rubio.

Sekretari amerikan nënvizon gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe vlerëson mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në sfidat globale.

Ne mezi presim të zgjerojmë lidhjet ekonomike që do të rrisin prosperitetin e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së për t’u përballur me sfidat globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtar Themelues i Bordit të Paqes”, tha ai.

Rubio thekson se ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara presin një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vijim, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit