SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti për mineralet kritike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan një marrëveshje për të siguruar zinxhirin e furnizimit me minerale kritike dhe për të nxitur investimet, sipas një deklarate nga Departamenti i Biznesit dhe Tregtisë i Mbretërisë së Bashkuar të enjten, transmeton Anadolu.

Përfaqësuesit shtetërorë nga të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të re partneriteti në Washington, DC, të mërkurën, në përputhje me Strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar për Mineralet Kritike.

Marrëveshja pritet të mbështesë bizneset e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa të dy vendet synojnë të sigurojnë furnizimin me minerale kritike.

Marrëveshja gjithashtu do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë midis dy vendeve në mineralet kritike, duke lehtësuar njëkohësisht më shumë investime të sektorit privat në miniera dhe përpunim.

Këto zhvillime pritet të ndihmojnë në sigurimin e mineraleve kritike të nevojshme në sektorë kyç si automobila, mbrojtja dhe energjia e pastër, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në SHBA.

Sipas Strategjisë së Mbretërisë së Bashkuar për Mineralet Kritike, vendi po ndjek një politikë për të “siguruar që jo më shumë se 60 për qind e furnizimit të Mbretërisë së Bashkuar për çdo kërkesë kritike minerale të importohet nga çdo vend deri në vitin 2035”, sipas deklaratës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit