Dibër, 5 shkurt –Në rajonin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, vitin e kaluar në botë kanë ardhur 148 foshnje, që është për 28 foshnje më pak krahasuar me vitin paraprak.
“Nga numri i përgjithshëm 132 janë në Komunën e Dibrës, kundrejt 153 vitin e kaluar. Shikuar për nga vendbanimi 117 janë në qyte, gjashtë në fshatin Xhepishtë dhe nëntë në fshatrat Mogorçe. Kosovrasti i Epërm dhe i Poshtëm. Në Komunën Qendra Zhupë janë 16 foshnje ose shtatë më pak krahasuar me vitin 2023”, informuan për MIA-n nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër.
Sikur edhe në vitet e kaluara numri më i madh i nënave, pasardhësit e tyre i kanë sjellë në jetë në repartet gjinekologjike në spitalet e përgjithshme në Strugë dhe Ohër, si dhe në institucionet shëndetësore në Shkup, Tetovë dhe në qytete tjera

Në repartin gjinekologjik të spitalit tonë, i cili mbulon të dy komunat me aktivitetet e tij, vitin e kaluar pati vetëm gjashtë të porsalindur, që është një më shumë se në vitin 2023 dhe 12 foshnje më pak, krahasuar me vitin 2022, shtojnë nga spitali.
Rënia e shkallës së lindjeve është për shkak të emigrimit masiv të popullsisë së re në vendet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sigurisht, ekziston edhe vendosmëria e familjeve për të pasur dy, maksimumi tre fëmijë, në krahasim me të kaluarën kur një familje kishte katër, pesë ose më shumë fëmijë.



