Gjorgjievski: Shkupin do ta bëjmë qytet modern, të pastër, funksional dhe dinjitoz

Shkup, 5 shkurt –Atë që e arritëm për kohë aq të shkurtë, nuk është rastësi. Ky është rezultat i punës. I ndershmërisë. I përgjegjësisë. Dhe ky nuk është vetëm suksesi im, ky është sukses i të gjithë shkupjanëve të cilët besuan se mundemi më ndryshe. Kjo është dëshmi se qyteti udhëhiqet me dashuri, dhe jo me in teres personal, rezultatet vijnë. Trashëguam borxhe, por, po ndërtojmë të ardhme. Trashëguam kaos, por vendosëm rend. Trashëguam zhgënjim, por, do ta kthejmë shpresën. Para nesh qëndrojnë akoma sfida. Dhe nuk do të ikim prej tyre, por me gatishmëri i pranojmë. Sepse ky mandat nuk është për rehati, por për ndryshime. Ne nuk do të lejojmë që Shkupi asnjëherë tashmë të vidhet, anashkalohet dhe shkatërrohet, theksoi kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski në konferencën e sotme për shtyp, ku informoi për punën e bërë dhe për atë që fillimisht vjen.

“Do ta bëjmë Shkupin qytet modern, të pastër, funksional dhe dinjitoz. Qytet ku të rinjtë do të duan të qëndrojnë. Qytet ku familjet do të jetojnë sigurt”, theksoi Gjorgjievski.

Ai tha se sot qëndron si njeri i cili e ka ndërmarrë përgjegjësinë më të rëndë në historinë e këtij qyteti.

“Përgjegjësi – Shkupi të nxirret nga kolapsi, nga kaosi dhe nga borxhet e krijuara me vite të punës së pandërgjegjshme. Kur së bashku e fituam betejën për Shkupin, nuk morëm detyrë të lehtë. Morëm sistem të rrënuar. Morëm qytet në skaj të bankrotit. Morëm institucione pa rend, pa vizion dhe pa shpresë. Por, morëm diçka më me rëndësi – besimin e qytetarëve. Dhe unë e dhashë fjalën se ai besim nuk do të tradhtohet. Se nuk do të ankohemi. Se nuk do të kërkojmë arsyetime. Se do të punojmë. Dhe punuam. Çdo ditë. Çdo natë. Hymë në në çdo pore të devastuar të sistemit që na e lanë. Ndërmarrje publike me llogari të bllokuara. Të punësuar pa rroga. Njerëz të cilët me vite morën rrogë pa shkuar në punë. Qytet të shndërruar në deponi. Makina të prishura. Autobusë në garazhe”, theksoi kryetari i qytetit, duke shtuar se mbi tërë këto, kishte edhe borxh.

Ai tha se vetëm për dy muaj pakësuan mbi 40 milionë euro obligime të Qytetit dhe ndërmarrjeve publike.

Ai shtoi se filluan me ndërtimin e mini – parqeve në Shkup dhe me mega – parkun “Hristian Todorovski – Karposh” në Butel, për çka, tha, do të bëhet zemra e re e gjelbër e qytetit.

Theksoi se në infrastrukturë i zhbllokuan projektet që me vite qëndronin në mëshirë e pamëshirë.

U siguruan edhe 150 milionë denarë plotësisht në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2026 për rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugëve më të vogla në qytet. Në Buxhetin për vitin 2026, janë siguruar mjete për bulevardin “Ekspedita e Shkurtit”, “Cvetan Dimov” dhe shumë rrugë të tjera.

Ai tha se e zhbllokuan edhe projektin më të madh ekologjik në historinë e Shkupit – stacionin filtrues për ujërat e zeza, në vlerë prej rreth 185 milionë eurove.

“Tek ‘Ujësjellësi’ filluam dhjetëra projekte: gypa të rinj për zonat e larta, rikonstruime, kanalizim atmosferik, kalime nën bulevarde, mbrojtje nga vërshimet dhe furnizim stabil me ujë”, tha Gjorgjievski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se po zgjerohen kapacitetet e ndërmarrjes “Llajka” me investim prej 30 milionë denarëve për përballje më të sigurt dhe më humane me kafshët e pastreha.

Ai tha se paralelisht me këtë, i zvogëluan edhe borxhet, mes tyre edhe të ndërmarrjeve publike.

Kryetari i Qytetit i falënderoi të gjithë ata të cilët e paguan tatimin e pronës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit