Vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Puls”

Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesve ligjorë të të dëmtuarve, sot në sallën gjyqësore në Idrizovë pritet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Seanca e kaluar u shty me kërkesë të mbrojtjes së ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMS), Adnan Xhaferovski.

Më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit “DNK” në diskotekën “Puls” në Koçan, shpërtheu një zjarr ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit