Më 8 janar prezantohen në Garrafa veprat “La Gloria di Skanderbeg” dhe “Fjalori Caraffa”

Më 8 janar 2026, me fillim nga ora 18:00, në sallën “A. Santo” në komunën e Garrafës në Kalabri, do të mbahet prezantimi i veprës artistike “La Gloria di Skanderbeg” nga Giuseppe Rocca dhe i Fjalorit arbëresh “Fjalor Caraffa”, nën përkujdesjen e Luigi Gregorio Comi.

Ky aktivitet kulturor synon të shërbejë si një moment takimi dhe reflektimi i dedikuar historisë, artit dhe gjuhës arbëreshe elementë themelorë të identitetit të komunitetit arbëresh të kësaj komune.

Në këtë promovim do të marrin pjesë autoritete vendore, autorët e veprave, kritikë arti dhe studiues të kulturës arbëreshe, të cilët do të angazhohen në një dialog të hapur me publikun për të ndarë vlerat e traditës dhe për të diskutuar mënyrat e transmetimit të saj në kohën e tashme.

Ngjarja konsiderohet një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe, duke forcuar lidhjen mes brezave dhe duke rikujtuar rëndësinë e gjuhës dhe artit si bartës të identitetit kulturor./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit