Forcat ajrore izraelite kryen sulme mbi zona në jug dhe lindje të Libanit, me arsyetimin se aty ndodhet infrastruktura e grupeve militantë Hezbollah dhe Hamas. Sulmet ndodhën disa ditë para se komandanti i ushtrisë libaneze t’i informonte qeverinë për misionin e çarmatimit të Hezbollah në zonat përgjatë kufirit me Izraelin.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Libanit njoftoi se shtëpia që u godit në fshatin Manara në Luginën e Bekës i përkiste Sharhabil al-Saxhed, komandant ushtarak i Hamasit, i cili ishte vrarë në një sulm izraelit me dron në maj 2024. Ushtria libaneze vitin e kaluar filloi procesin e çarmatimit të grupeve palestineze, ndërsa qeveria njoftoi se deri në fund të vitit 2025 të gjitha zonat pranë kufirit me Izraelin – të njohura si zona jugore Litani – do të jenë të pastruara nga prania e armatosur e Hezbollah.



