Hoxha dhe Demiri në terren, vizitojnë bujqit e komunës së Vrapçishtit

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, vitin e ri 2026 e ka filluar me takime të drejtpërdrejta me bujqit e komunës së Vrapçishtit. Bashkë me kandidatin për kryetar të Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN, Zulhajrat Demiri, ai ka vizituar disa ferma lokale në këtë vendbanim.

Sipas Hoxhës, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen politika që japin rezultate për fermerët.

“Vitin e ri e fillojmë nga terreni me takime të drejtpërdrejta me bujqit e Komunës së Vrapçishtit, bashkë me kandidatin për kryetar komune, Zuli Demiri dhe me vizita në ferma lokale. Vetëm duke qenë pranë fermerëve mund të kuptojmë realisht nevojat e tyre dhe të ndërtojmë politika që japin rezultate”, ka theksuar zëvendësministri Hoxha.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit