Gostivar, 2 janar – Viti 2025 do të mbahet mend nga qytetarët e Gostivarit, si viti i vjedhjes dhe shkatërrimit, vlerëson kandidati i Koalicionit VLEN për kryetar të kësaj komune, Nevzat Bejta.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së kaluar ka pasur keqpërdorime të buxhetit prej mbi 100 mijë eurosh për zbukurimin e qytetit, edhe pse qyteti nuk është zbukuruar fare për Vitin e Ri. Nëse merr mandatin, Bejta premton një qeverisje ndryshe.
Kriminaliteti do të zhduket, arka e buxhetit komunal do të mbushet, pastërtia do të jetë në nivel shumë të lartë, do të realizohen projekte të mëdha, rrugët do të rregullohen, nuk do të ketë gropa në fshat dhe në qytet. Më 11 janar qytetarët e Gostivarit do të festojnë festën e madhe në qytetin e tyre.”, – deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.



